Ministri i Jashtëm Fidan: Turqia do të vazhdojë të mbështesë palestinezët në çdo fushë

Ministri i Jashtëm Fidan: Turqia do të vazhdojë të mbështesë palestinezët në çdo fushë

Türkiye do të vazhdojë të mbështesë palestinezët në çdo fushë, duke përfshirë lehtësimin e ndihmës urgjente humanitare për Gazën, tha ministri i Jashtëm Hakan Fidan, sipas burimeve diplomatike, transmeton Anadolu.

Në biseda telefonike me Kryetarin e Këshillit Shura të Hamasit, Mohammed Ismail Darwish, dhe anëtarët e Byrosë Politike të Hamasit, Fidan gjithashtu uroi që marrëveshja e armëpushimit në Gaza midis grupit palestinez Hamas dhe Izraelit të jetë e dobishme për të gjithë.

Më herët, kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman, njoftoi suksesin e ndërmjetësve në arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim në Rripin e Gazës, duke theksuar se zbatimi i saj do të fillojë këtë të dielë.

MARKETING