Ministri i Drejtësisë Fillkov: Si është e mundur që në burg të mos mund të garantohet siguria e një të arrestuari?

Ministri i Drejtësisë Fillkov: Si është e mundur që në burg të mos mund të garantohet siguria e një të arrestuari?

Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, e ka cilësuar si skandal vendimin e gjykatës që Artan Grubit, ti caktohet masa e paraburgimit.
Fillkov në konferencë për media tha se vlerësimet e MPB-së dhe ASK-së se buru i Shutkës nuk janë të dsigurtë, paraqesin skandal që nuk mund të heshtet.
“Këtë mëngjes kam kërkuar shpjegim nga drejtori i burgut ‘Shkup’ dhe Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve, isha i informuar se gjatë ditës së djeshme janë siguruar të gjitha kushtet për zbatimin e masës së paraburgimit në institucionin përkatës. Është e patolerueshme që të pohohet se nuk mund të garantohet siguria e një personi në paraburgim dhe kjo të bëhet argument për masë më të lehtë”, tha Fillkov, raporton SHENJA.
Ai vlerëson se kjo hap dyshime serioze për selektim.
“Nuk mund për qytetarë të thjeshtë paraburgimi të jetë me automatizëm, ndërsa për ish-funksioanrë të jetë përjashtim”, tha mes tjerash Fillkov.

MARKETING