Milevski të enjten do të publikojë listën për Ukrainën dhe Anglinë

Milevski të enjten do të publikojë listën për Ukrainën dhe Anglinë

Seleksionuesi i Maqedonisë në futboll, Bllagoja Milevski, me 1 qershor do të publikojë listën e futbollistëve që do ti llogaritë për dy ndeshjet e ardhshme eliminatore ndaj Ukrainës dhe Anglisë.

Sipas asaj që mësohet nuk do të ketë ndryshime drastike në listën e Milevskit nga grumbullimet e kaluara, përveç Bojan Miovskit që ka pësuar një lëndim dhe nga dita e hënë pritet të definohet gjendja e tij. Miovski pësoi një dëmtim në ndeshjen e fundit të sezonit me Aberdinin.

Maqedonia ndeshjen me Ukrainën do ta luajë në Shkup me 16 qershor, përderisa tre ditë më vonë në Mançester do të përballet me Anglinë.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif