Milevski shpalos listën, mungon Alioski, kthehet Qamili
Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski ka publikuar listën për dy ndeshjet e fundit të këtij viti.
Në listën e Milevskit nuk ka ndonjë surpriz, teksa Ezgjan Alioski do të mungoj për shkak lëndimit, përderisa rikthehet për këto dy ndeshje Lirim Qamili, Bojan Domoski dhe Kristijan Trapanovski.
Maqedonia me 13 nëntor do të luaj miqësore me Letoninë, përderisa me 18 nëntor në Kardif do të përballet me Uellsin në kuadër të eliminatoreve për Botërorin.
Grumbullimi i ekipit përfaqësues është planifikuar për 10 nëntor. Në tabelën kualifikuese të Kupës së Botës 2026, Maqedonia është në vendin e dytë me 13 pikë, një më pak se liderja Belgjikë. Uellsi është në vendin e tretë me 10 pikë.
LISTA E PLOTË E MILEVSKIT:
Portier: Stole Dimitrievski (Valencia, Spanjë), Dejan Iliev (UTA Arad, Rumani), Damjan Šiškovski (Borac Banja Luka, Bosnjë dhe Hercegovinë), Igor Aleksovski (Fljamurtari, Shqipëri);
Mbrojtes: Visar Musliu (St. Troijden, Belgjikë), Nikola Serafimov (Levski Sofje, Bullgari), Gjoko Zajkov (Ajman, Emiratet e Bashkuara Arabe), Bojan Dimoski (TSC Backa Topola, Serbi), Andrej Stojchevski (Sllovaki, Republika Çeke), Darko Velkovski (Zrinjzegovpotina, Serbi, Bosnje F), dhe Bojan Ilievski (Struga Trim Lum), Stefan Aškovski (Radnicki Niš, Serbi);
Mesfushor: Enis Bardhi (Konyaspor, Turqi), Yanni Atanasov (Larisa, Greqi), Elif Elmas (Napoli, Itali), Isnik Alimi (Dalian Yingbo, Kinë), Luka Stankovski (Radnicki Kragujevac, Serbi), Tihomir Kostadinov (Sigma Olomouc, Republika Çeke), Reshat Ramadani (ShkunskiV);
Sulmues: Bojan Miovski (Glasgow Rangers, Skoci), Milan Ristovski (Bohemians 1905, Republika Çeke), Darko Čurlinov (Kocaelispor, Turqi), Aleksandar Trajkovski, Elmin Rastoder (Thun, Zvicër), Kristijan Trapanovski (Dundee United, Skoci, Skomilider, Limmarkj, Skoci);

