Milevski publikon listën për Ukrainën dhe Anglinë, Sefer Emini debutues

Milevski publikon listën për Ukrainën dhe Anglinë, Sefer Emini debutues

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski ka bërë të ditur emrat të cilët i llogaritë për dy ndeshjet ndaj Ukrainës dhe Anglisë të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 2024.
Në listën e Milevskit debutues është Sefer Emini, ndërsa në pjesën tjetër nuk ka ndryshime sa i përket futbollistëve nga ndeshjet e kaluara. Gjithashtu do të mungojë edhe Bojan Miovski për shkak lëndimit që pësoi me Aberdinin.

Përfaqësuesja e vendit ndeshjen me Ukrainën do ta luajë me 16 qershor në Shkup, përderisa tre ditë më vonë do të zhvillojë transfertën në Mançester përballë super-favoritëve të Anglisë.

MARKETING