Milevski publikon listën për dy ndeshjet e para të eliminatoreve për Botëror

Milevski publikon listën për dy ndeshjet e para të eliminatoreve për Botëror

Seleksionuesi Bllagoja Milevski ka publikuar listën me futbollist të ftuar për dy ndeshjet e para të ciklit të ri eliminator për Kampionatin Botëror 2026 kundër Lihteshtajnit dhe Uellsit. Në listën e Milevskit janë përfshirë 27 futbollist, ku bie në sy rikthimi i Agon Elezit në ekipin përfaqësues, teksa Luka Stankovski është emër i ri.

Sa i përket futbollistëve tjerë, janë ftuar të gjithë reprezentuesit standart, duke përfshirë edhe shqiptarët tjerë si Enis Bardhi, Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Isnik Alimi dhe Lirim Qamili. Maqedonia ciklin e ri e nis në transfertën ndaj Lihteshtajnit me 22 mars, teksa tre ditë më vonë pret Uellsin në Shkup. /SHENJA/

MARKETING