Milani mposhtet edhe nga Fiorentina

Milani mposhtet edhe nga Fiorentina

Skuadra e AC Milan ka pësuar humbjen e dytë në kampionatin italian, pasi u mposht 2:1 ndaj Fiorentinas në javën e shtatë.

Pjesa e parë ishte tejet interesante, ku u shënua një gol dhe u humbën dy penallti, shkruan Indeksonline

Golin për 1:0 e shënoi mesfushori francez, Yacine Adli në minutën e 35’të.

Kurse penalltitë i humbën lojtarët, si: Moise Kean dhe Theo Hernandez.

Në pjesën e dytë, Milani barazoi shifrat në 1:1 me anë të Christian Pulisic. Kurse, Tammy Abraham humbi një 11-metërsh.

Golin për tri pikë për “violan” e shënoi Gudmundsson në minutën e 73’të.

Me këtë fitore, Fiorentina shkon në kuotën e 10 pikëve në pozitën e 11-të, kurse Milani mbetët me 11 pikë në pozitën e 6-të.

MARKETING