Milan nuk vdes kurrë, përmbysje e madhe e kuqezinjve ndaj Parmës
Përmbysje e madhe e Milanit 3-2 ndaj Parmës, në një ndeshje që nuk këshillohet për persona që kanë probleme me zemrën.
Se do të ishte një ndeshje e vështirë për kuqezinjtë u kuptua që në minutën e 24-të, atëherë kur Cancellieri zhbllokoi shifrat në të mirë të mysafirëve, me një goditje fantastik. Ekipi i Conseicaos u kundërpërgjigj dhe vendosi ekuilibrat me Pulisic, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Parma realizoi golin e dytë me Del Prato në minutat e fundit, i ndihmuar disi edhe nga fati. Vendasit nuk u dorëzuan dhe gjetën barazimin me Pavlovic me një goditje me kokë, por gëzimi zgjati pak, pasi goli u anulua për pozicion jashtë loje. Në të 92-tën, Reijnders ndezi shpresën e Milanit me golin e 2-2, sakaq në shtesë Chukwueze i siguroi 3 pikët Milanit.