Milan e ka me nxitim, Furlani lë takim me…Igli Taren

Milan e ka me nxitim, Furlani lë takim me…Igli Taren

Në shtëpinë e “djallit” e kanë me nxitim për të gjetur një drejtor të ri sportiv, por pistat kryesore po bien me radhë. Fabio Paratici, kandidati kryesor, dëshira më e madhe e drejtuesve, ka rënë përfundimisht, ndërsa po ftohet dita ditës edhe pista D’Amico, me Atalantën që nuk ka ndërmend të lëshojë drejtorin e sajë. Në këto kushte, emri i Igli Tares mbetet në majën e listës, pista më konkrete, kjo pasi ish “bomberi” kuqezi është i vetmi i lirë në qarkullim.
Sipas mediave italiane, mes Igli Tares dhe Giorgio Furlani-t është planifikuar një takim kokë më kokë këtë javë. Administratori i deleguar kuqezi ka marrë bekimin e Gerry Cardinale-s për të zgjedhur drejtorin e ri sportiv.

Është e qartë prej kohësh, që Tare ka edhe bekimin e Ibrahimovic, ndërsa kjo është hera e dytë që drejtori shqiptar është shumë pranë klubit të famshëm italian.

MARKETING