Mickoski: Rritja e prodhimit industrial prej 3,4 për qind është tregues se gjendja është stabilizuar

Mickoski: Rritja e prodhimit industrial prej 3,4 për qind është tregues se gjendja është stabilizuar

Rritja e prodhimit industrial në tremujorin e dytë prej 3,4 për qind është një tregues se gjendja është stabilizuar dhe se më në fund po vijnë lajme pozitive, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski.

MARKETING

Description of image

Sipas tij, rritja prej rreth 3,4% në tremujorin e dytë është një tregues se, pas 25-26 muajsh të kësaj qeverie, gjendja më në fund është stabilizuar dhe se ky trend duhet të vazhdojë edhe në periudhën që pason.

“Prodhimi industrial, në këto kushte, është një tregues jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe rritja e tij, veçanërisht në tremujorin e dytë, e cila është mbi 3 për qind, mendoj se është rreth 3,4 për qind, por edhe më shumë gëzon fakti që po rritet industria përpunuese. Pra, kjo rritje nuk bazohet në shërbime apo në diçka tjetër, por kemi rritje të industrisë përpunuese. Këta tregues janë indikatorët e parë që tregojnë se, pas këtyre 24, 25-26 muajve të kësaj qeverie, më në fund po arrijnë lajme pozitive, ose më saktë, më në fund është stabilizuar gjendja, të cilën duhet të vazhdojmë ta zhvillojmë dhe ta rrisim. Prandaj, në periudhën që vjen pres që kjo të vazhdojë të ndodhë”, theksoi Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas promovimit të “Trernit urban”.

MARKETING