Mickoski: Pres që në tremujorin e parë të këtij viti të jemi ndër pesë ekonomitë e para në Evropë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot gjatë shënimit të 80-vjetorit të ekzistencës së Entit të Statistikës, duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske lidhur me pritshmëritë për rritjen e BPV-së krahasuar me vendet e tjera të Evropës, deklaroi:
MARKETING
“Unë këtë e kam thënë gjatë periudhës së kaluar dhe pres që më në fund edhe tremujori i parë i këtij viti të tregojë një konsolidim, të jemi ndër pesë apo gjashtë ekonomitë e para do të thoja në Evropë, në tremujorin e parë sipas përqindjes së rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto, le të themi se do të qëndroj në atë shifër që e kam përmendur më parë, mes tre-katër për qind, por të shohim këto ditë, supozoj se edhe ajo shifër do të publikohet.”