Mickoski: Plani për rritje dhe Agjenda Reformuese nuk është vetëm kusht për integrim, ajo është një instrument për shërimin e shtetit tonë

Mickoski: Plani për rritje dhe Agjenda Reformuese nuk është vetëm kusht për integrim, ajo është një instrument për shërimin e shtetit tonë

Shteti është në udhëkryq mes sistemit të vjetër dhe të ardhmes së re evropiane. Plani për rritje dhe Agjenda Reformuese nuk është vetëm kusht për integrim. Ajo është një instrument për shërimin e shoqërisë sonë. Integrimet dhe rritja janë busulla jonë, por reformat duhet të jenë vendimet tona, politikat tona, pjekuria jonë kombëtare. Korrupsioni është një problem sistemik, jo një devijim individual, theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski në tryezën e rrumbullakët për sfidat dhe përfitimet e Planit për rritje të Ballkanit Perëndimor.

Mickoski tha se korrupsioni tek ne nuk është vetëm një dukuri, ai është pjesë e mënyrës së funksionimit të disa segmenteve të caktuara të shoqërisë. Ai është një sistem që e mbron vetveten.

“Nëse duam të jemi pjesë e Bashkimit Evropian, nëse duam rritje, duhet ta rrëzojmë atë sistem.   Kemi situata të trashëguara në të cilat qytetari ndjehet i poshtëruar, i pafuqishëm, i detyruar të “paguajë për të marrë” – qoftë ndihmë mjekësore, mbrojtje ligjore apo ndonjë shërbim administrativ. Një shtet i tillë nuk mund të përparojë.  Ajo që është edhe më shqetësuese është që institucionet që duhet të luftojnë kundër korrupsionit – prokuroria dhe gjyqësori – shpeshherë janë të heshtura, joefikase ose nën ndikim politik”, tha kryeministri.

Sipas tij, është edhe më shqetësues fakti që institucionet që duhet të luftojnë korrupsionin – prokuroria dhe gjyqësori – shpeshherë janë të heshtura, joefektive ose nën ndikimin politik.

Mickoski tha se reformat në sektorin e gjyqësorit janë më urgjentet. Pa to, të gjitha reformat e tjera janë të pavlera.

Në tryezën e mbajtur në Qeveri morën pjesë edhe ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani, ambasadorja e Suedisë në Maqedoninë e Veriut Ami Larson Xhain dhe Vladimir Drobnjak, ish kryenegociatori për negociatat e anëtarësimit të Kroacisë me Bashkimin Evropian – eksperti i UNOPS-it.

MARKETING