Mickoski për ndryshimet kushtetuese: Me 44 deputetë, fuqishëm kundër “diktatit bullgar”!

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski edhe sot ka përsëritur qendrimin e partisë së tij, sa i përket votimit të ndryshimeve kushtetuese. Mickoski është prerë se 44 deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit janë të qartë dhe të saktë në qëndrimin e tyre, e kjo është se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese me diktat bullgar.

HRISTIAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-së

“I bëj thirrje menjëherë, pasi të ketë mbaruar Komisioni Kushtetues, të caktojnë nesër një seancë parlamentare dhe të shohim nëse kanë 80 deputetë apo jo. Nëse nuk e caktojnë, atëherë është e qartë se nuk e kanë, nëse nuk e kanë, nuk shoh ndonjë politikë tjetër që kjo Qeveri do ta arsyetonte më ekzistencën e saj, dhe ne duhet ta shpërndajmë Kuvendin sa më shpejt dhe të shkojmë në zgjedhje parlamentare”.

MARKETING