Mickoski për hyrjen e ASH-së në Qeveri: Do të pasurohen disa politikanë, populli nuk përfiton asgjë!

Mickoski për hyrjen e ASH-së në Qeveri: Do të pasurohen disa politikanë, populli nuk përfiton asgjë!

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, I pyetur në lidhje me hyrjen e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri, tha se, nuk prêt asgjë të ndryshojë për të mirën e popullit, por e vetmja gjë që do të ndodhë është se disa politikanë do të pasurohen më shumë.
“Vetëm të them se për dhjetë muaj sa i kanë para vetes kjo përbërje, kjo qeveri, ja edhe në kushte që të mos ketë zgjedhje të parakohshme nuk pres që të ndryshojë diçka, përkundrazi do të përkeqësohen gjëra. Do të kemi disa politikanë më të pasur të cilët do të jenë bartës të funksioneve, tani do të jenë nga radhët e ASH-së, ndërsa populli nuk do të fitojë asgjë. Por shpesh në politikë duhet të kërkoni pak edhe filozofi dhe sociologji. Unë këtë që po ndodh sot do të doja ta barazojë me një lojë të mirë, me shahun. Në shah esenca nuk është të jepni shah, por në shah esenca është të jepni mat. Së shpejti nga sot do të jemi dëshmitar të një situate mat që do ta merr kjo qeveri e BDI-së e përkrahur nga LSDM tani e përforcuar me disa politikanë të cilët shikojnë se si do të jenë më të pasur në dhjetë muajt e ardhshëm”, ka thënë Mickoski, raporton SHENJA.

MARKETING