Mickoski në takim me pensionistët në Veles: Premtimin për pensione më të larta i dhënë këtu në vitin 2023 e përmbushëm në pesë ditët e para

Mickoski në takim me pensionistët në Veles: Premtimin për pensione më të larta i dhënë këtu në vitin 2023 e përmbushëm në pesë ditët e para

Kryeministri Hristijan Mickoski sot pasdite ka mbajtur takim me Shoqatën e pensionistëve në Veles, në të cilin ka theksuar se premtimi për pensione më të larta që u është dhënë atje në vitin 2023 është realizuar në pesë ditët e para të formimit të Qeverisë.

“Faleminderit për pritjen e ngrohtë, kështu ishte në fillim të tetorit kur më kujtohet se sa prej jush thatë se me çfarë sfidash po përballeni. Dhe më pas nga ky takim erdhi ideja kryesore që të kemi një ndryshim të plotë të konceptit në sistemin e pensioneve, që është rritja lineare e pensioneve të pensionistëve. Në atë mënyrë praktikisht të gjithë pensionistët do të marrin në mënyrë të barabartë dhe nuk do të ketë dallim shumë të madh mes atyre pak dhe më shumë se 80 për qind të pensionistëve”, theksoi Mickoski në takimin e sotëm me shoqatën e pensionistëve të Velesit, të mbajtur pas vendimit të Qeverisë për rritjen e pensioneve”, kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Ai ka konfirmuar se qëllimi kryesor i Qeverisë do të jetë sigurimi i ditëve më dinjitoze për pensionistët.

Ai theksoi se është bërë një analizë e detajuar dhe në bazë të saj është premtuar se në vitin e parë të mandatit do të bëhet rritje lineare e pensioneve për pesë mijë denarë.

“Sot në seancën e Qeverisë, si pikë për informim, arritëm në përfundimin se pensionet që duhet të nivelizohen, tani në muajin shtator, e më pas në muajin mars të vitit të ardhshëm, do të përfshijnë atë rritje lineare, së pari prej 2.500 denarë tani në shtator, dhe 2.500 denarë të tjera në muajin mars. Kjo do të thotë se fillimisht për tre muaj, pastaj për nëntë muaj, më herët se një vit që e kemi premtuar, ato 5000 denarë rritje lineare të pensioneve për pensionistët do të paguhen menjëherë”, tha kryeministri.

Ai shtoi se prioritet kryesor në periudhën e ardhshme do të jetë edhe sistemi shëndetësor.

“Kemi punuar bashkë me ministrin Arben Taravari. Është duke u përgatitur ligji i ri, me të cilin do t’i racionalizojmë zyrtarët në shëndetësi, gjegjësisht do të fshihet pjesa në të cilën ishin të a.q. drejtorë organizativë ose të njohur në popull, drejtorë ekonomik. Dhe ministri Taravari tashmë e ka bërë këtë, një pjesë e madhe e tyre që kanë qenë ushtrues detyre që kanë qenë pa mandat, do të shkojnë në histori dhe me këtë ligj të ri që ka hyrë në procedurë qeveritare do të shfuqizohen të gjithë drejtorët organizativë. Në këtë mënyrë praktikisht do të kemi punë më efikase dhe më të lirë dhe më shumë para që do të mbeten për siguruesit shëndetësorë”, tha kryetari i Qeverisë Mickoski në takimin e sotëm me shoqatat e pensionistëve në Veles”, thuhet në kumtesë.

MARKETING