Mickoski: Mohimi i identitetit maqedonas nga autoritetet bullgare i forcon marrëdhëniet e këqija mes dy vendeve

Mickoski: Mohimi i identitetit maqedonas nga autoritetet bullgare i forcon marrëdhëniet e këqija mes dy vendeve

Situata aktuale politike dhe procesi i integrimeve evropiane në shtet ishin temë e bisedës në takimin e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski dhe sekretarit të partisë për bashkëpunim ndërkombëtar, Stefan Andonovski me ambasadorin e Holandës në vend, Dirk Jan Kop.

“Kryetari Mickoski theksoi se qëndrimi i autoriteteve bullgare ndaj Maqedonisë dhe mohimi i identitetit maqedonas vetëm e intensifikojnë përshkallëzimin e marrëdhënieve të këqija mes dy vendeve, duke theksuar se rruga e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian nuk duhet t’i ngjajë një tregu me kultura bujqësore ku shitet dhe blihet identiteti maqedonas”, njofton Qendra për Komunikim e VMRO-DPMNE-së.

Në kumtesë bëhet e ditur se Mickoski e ka informuar ambasadorin Jan Kop “për nivelin e lartë të korrupsionit dhe krimit nga funskionarë të lartë qeveritarë dhe se qytetarët shumë gjatë janë të ekspozuar në gënjeshtrat e qeverisë së LSDM-së dhe Dimitar Kovaçevskit.

Ka thënë se duhet të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe qeveri e re me njerëz të cilët do ta mbajnë fjalën e dhënë dhe do t’i përmbushin premtimet.

 

MARKETING