Mickoski: Me Ligjin për përfaqësim të drejtë hapet kapitull i ri i profesionalizmit në sektori publik

Mickoski: Me Ligjin për përfaqësim të drejtë hapet kapitull i ri i profesionalizmit në sektori publik

Kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë prezantimit të Ligjit për përfaqësim të drejtë tha se me këtë ligj, hapet kapitull i ri i profesionalizmit në sektorin publik si në nivelin lokal ashtu edhe atë shtetëror.
“Ky ligj ka qëllim të qartë, administrate të jetë servis i vërtetë I të gjithë qytetarëve të bazuara në dituri, integritet profesional sipas Kushtetutës dhe Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Për dallim nga koha, kur libreza partiake ishte më e vlefshme se diploma dhe profesionalizmi, ne vendosim standard të ri, njohuri, integritet dhe meritë”, tha Mickoski, raporton SHENJA.
Mickoski tha se ky ligj do të dërgohet për shqyrtim në Komisionin e Venecias për shkak se dëshirojnë të jetë me standardet më të larta dhe me vlerat evropiane.

MARKETING