Mickoski: Me furnizimin e mazutit kancerogjen u rrezikua jeta e qytetarëve, secili që ka gabuar para ligjit, do të përgjigjet

Mickoski: Me furnizimin e mazutit kancerogjen u rrezikua jeta e qytetarëve, secili që ka gabuar para ligjit, do të përgjigjet

Këta njerëz, të cilët kanë fituar qindra milionë euro biznes, praktikisht janë pasuruar në kurrizin e qytetarëve me atë që kanë përdorur mjete të tilla të palejuara, do të thosha kanë djegur lloj të tillë të materjeve të palejuara, me çka e kanë rrezikuar jetën e qytetarëve. Secili që ka gabuar para ligjit do të përgjigjet, pa dallim për kë bëhet fjalë, tha kryeministri Hristijan Mickoski, duke e komentuar rastin me furnizimin e mazutit kancerogjen.

Kryeministri gjatë vizitës së sotme në komunën e Resnjës, tha se i inkurajon aksionet e tilla kundër krimit të organizuar.

“Besimi në gjyqësi është i tillë siç është dhe unë nuk kam çka të shtoj, por secili që ka gabuar para ligjit, do të përgjigjet pa dallim se për kë bëhet fjalë. Por më lejoni t’i falënderohem Ministrisë së Punëve të Brendshme, Byrosë për siguri publike dhe pjesëtarëve tjerë të MPB-së, pasi duhet që njëherë e përgjithmonë të sundojë e drejta, shteti jurdik dhe ai të jetë i njëjtë për të gjithë qytetarët”, shtoi ai.

Kryeministri tha se nuk do të komentojë në mënyrë shtesë dhe do të pres që hetimi të përfundojë.

“Të presim që hetimi të përfundojë, e pastaj mund të komentojmë, cilat janë të gjitha dyshimet e bazuara, për të cilat këta persona do të akuzohen, deri atëherë t’i përmbahemi asaj që u kumtua në opinion nga institucionet”, tha Mickoski.

MARKETING