Mickoski konfirmon: Çekiç Duroviq e ka nënshkruar licencën e falsifikuar për diskotekën

Mickoski konfirmon: Çekiç Duroviq e ka nënshkruar licencën e falsifikuar për diskotekën

Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, konfirmoi se Razmena Çekiç Duroviq, ish sekretare shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, e ka nënshkruar licencën e falsifikuar, me të cilën ka punuar diskoteka “Puls”.
“Po, Ministria e Ekonomisë e ka lëshuar, dhe është e nënshkruar nga ish sekretarja shtetërore Razmena Çekiç Duroviq. Me gjithë rrezikun që e gjithë kjo mund të shkaktojë mangësi procedurale, por në interes të opinionit jam këtu që ta bëj të ditur dhe t’i jap detajet”, tha Mickoski, raporton SHENJA.

MARKETING