Mickoski: Kam biseduar me drejtorin Arsim Idrizi, nuk pres të përsëritet, por nëse përsëritet do të shkarkohet

Kryeministri Hristijan Mickoski, në konferencë për media u pyet lidhur me deklaratat e ministrit të Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq se do të propozojë shkarkimin e drejtorit Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, Arsim Idrizi, pasi ky i fundit në konferencë për shtyp nuk foli edhe në gjuhën maqedonase. Mickoski tha se ka biseduar me drejtorin Idrizi për këtë çështje.
MARKETING
“Nëse mendoni konkretisht për momentin kur ai në Kuvend nuk ka folur në gjuhën maqedonase, unë kam biseduar me të dhe nuk pres që të përsëritet, por nëse përsëritet ai do të shkarkohet”, tha Mickoski, raporton SHENJA.