Mickoski: Jam gati ta sqaroj modelin kroat në takim liderësh

Mickoski: Jam gati ta sqaroj modelin kroat në takim liderësh

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, propozimin për ndryshimet kushtetuese sipas modelit kroat nuk do ta dorëzojë në grupin e punës pranë Ministrisë së Drejtësisë, por në Kuvend, nëse me dy të tretat e votave kalon nevoja për hapjen e Kushtetutës.
“Jam i lodhur me grupet e punës ku disa politikanë të ulur në hapësirë të mbyllur vendosin për të ardhmen e popullit, kurse populli është kundër. Për këtë shkak vendosëm si OBRM-PDUKM që publikisht ta japim propozimin. Ne pranojmë propozimin për modelin kroat, duhet të dalin të tjerët të thonë nëse e pranojnë ose jo” ,tha Hristijan Mickoski.
Ai është shprehur i gatshëm që modelin kroat ta sqarojë në një takim liderësh.
“Nëse këtë do ta bëjë Stevo Pendarovski, nëse dëshiron Dimitar Kovaçevski, të ulemi kokë më kokë dhe t`ia sqaroj, nëse dëshiron në përbërje të zgjeruar, për shkak se prezanton qeverinë e BDI-së. Unë jam I gatshëm të shkoj dhe ta sqaroj. Nuk kam çka të fsheh”, tha Hristijan Mickoski.

MARKETING