Mickoski: Grupet kriminale nën kontrollin e LSDM-së dhe BDI-së bëjnë presion mbi deputetët që dëshirojnë zgjedhje

Mickoski: Grupet kriminale nën kontrollin e LSDM-së dhe BDI-së bëjnë presion mbi deputetët që dëshirojnë zgjedhje

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sot pas ngjarjes qendrore të hedhjes së kryqit të shenjtë në ujërat e liqenit të Ohrit është pyetur për deputetët e shumicës parlamentare që duan zgjedhje, i cili ka theksuar se nuk ka njeri racional në parlamentin vendit dhe që i duan të mirën Maqedonisë dhe nuk donë zgjedhje.

Por, Mickoski theksoi, ato grupe kriminale që janë pjesë e nëntokës së vendit dhe që kontrollohen nga lidershipi i lartë në Lidhjes Social Demokrate (LSDM) dhe Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), tashmë kanë filluar të ushtrojnë presion mbi deputetët e Kuvendit të Maqedonisë të cilët duan të organizojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Përkundër presioneve që kanë filluar të ushtrohen ndaj tyre, Mickoski shprehu bindjen se këta deputetë, të cilët mbi të gjitha urojnë mbarësi për vendin, do t’i bëjnë ballë presioneve të strukturave kriminale dhe do t’i qëndrojnë besnik asaj që kanë thënë, sepse lufta për Maqedoninë është e paçmuar.

“Epo, nuk mendoj se në Kuvend do të kishte një person racional, i cili dëshiron të mirën Maqedonisë, por nuk dëshiron zgjedhje. Por ato grupe gjysmëkriminale, të cilat kryesia e lartë e LSDM-së dhe BDI-së i kontrollon dhe janë pjesë e nëntokës së vendit, tashmë kanë filluar të bëjnë presion mbi ata deputetë.

Jam i bindur se do të qëndrojnë konsekuent, sepse lufta për Maqedoninë është e paçmuar dhe kriminelët një ditë do të pendohen për atë që po bëjnë”, tha Mickoski.

MARKETING