Mickoski: Gashi të kërkojë falje nëse ka deklaruar se Kosova është atdheu i tij

Mickoski: Gashi të kërkojë falje nëse ka deklaruar se Kosova është atdheu i tij

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka komentuar edhe deklaratën e kryetarit të kuvendit, Afrim Gashi, i cili për mediat nga Kosova është shprehur se Kosova është atdheu i tij.
Mickoski ka thënë se nëse Gashi e ka thënë këtë, atëherë duhet të kërkojë falje.
“Nuk e kam dëgjuar deklaratën e z. Afrim Gashit, unë mendoj se atdheu i tij është Maqedonia. Nuk kam dëgjuar për deklaratë të tillë, por nëse ka deklaratë të tillë, atëherë mendoj se duhet t’u kërkojë falje qytetarëve të Maqedonisë. Duhet ta bëjë sa më shpejtë, sepse nga këtu merr rrogë dhe nga ana e maqedonasve, shqiptarëve, turqve , serbëve, vllahëve, boshnjakëve është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Maqedonisë”, theksoi Micksoki.

MARKETING