Mickoski: Është manipulim pretendimi i qeverisë për hyrjen e bullgarëve në Kushtetutë

Mickoski: Është manipulim pretendimi i qeverisë për hyrjen e bullgarëve në Kushtetutë

Pretendimet e qeverisë se me hyrjen e bullgarëve në Kushtetutë, bëhet dallimi me maqedonasit janë ose rezultat i injorancës ose manipulim i vetëdijshëm, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në hapjen e akademisë politike të organizuar nga Qendra Kërkimore dhe Analitike e Partisë “Lubisha Georgievski” me mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare si Fondacioni Konrad Adenauer.

Kjo, siç thotë Mickoski, “është një deklaratë shumë e gabuar që fillimisht e ka thënë Ali Ahmeti, pastaj disa nga ministrat e ardhur nga BDI-ja dhe tani kanë filluar të flasin Kovaçevski, Mariçiq dhe pjesa tjetër e LSDM-së”.

Mickoski theksoi se i kupton përfaqësuesit e pushtetit sepse duket se ata nuk kanë miqësi me librat, kështu që nuk i kuptojnë gjërat dhe për këtë arsye mundohen të ritregojnë diçka që kanë dëgjuar, nuk kanë dëgjuar.Këto lloj pretendimesh, sipas tij, janë ose rezultat i injorancës ose i manipulimit të vetëdijshëm.

Lidhur me gjuhën maqedonase, Mickoski theksoi se ajo është gjuhë zyrtare e OKB-së që nga viti 1945 dhe është kodifikuar në Konventën e Athinës në vitin 1977, ndërsa do të bëhet gjuhë zyrtare e Bashkimit Evropian kur Maqedonia të bëhet anëtare e plotë, që nuk dihet kur do të ndodhë dhe për të cilën gjë VMRO-DPMNE kërkon garanci.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, duke folur për kërcënimet ndaj tij dhe familjes së tij, tha se do të vazhdojë të lëvizë lirshëm sepse nuk ndjen se i ka bërë keq dikujt që të frikësohet.
“Jam mësuar me këtë lloj kërcënimi për të pestin vit radhazi dhe nuk është diçka e re që më ndodh mua dhe familjes sime dhe ata tashmë po mësohen me kërcënime të tilla. Ky është mjedisi në të cilin jetojmë në Maqedoni. Çdo javë pas një vrasjeje të re, politikanët kërcënohen nga njerëz për të cilën nuk është hera e parë, e dini, ka edhe të tillë që kanë kërcënuar shumë herë deri më tani”, tha Mickoski.
Ai tha se nuk e ka denoncuar në polici dhe nuk ka ndërmend ta denoncojë. “Unë kam thënë shumë herë në të kaluarën se jam i vetmi kryetar i një partie që nuk kam siguri nga shteti, përkundër faktit se siguria është e kërcënuar, por tani nuk do të pranoj edhe po të ma jep Spasovski apo Zarko nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare”; tha Mickoski.

MARKETING