Mickoski: Do të ndahen 250 milionë euro për projekte infrastrukturore
Kryeministri Hristijan Mickoski, sot në konferencë për media tha se ka filluar realizimi i projektit nga i cili Qeveria do të ndajë 250 milionë euro për projekte infrastrukturore dhe kapitale për zhvillimin e komunave.
“Ne jemi Qeveri e të gjithë qytetarëve dhe synimi ynë është të përmirësojmë jetën e të gjithë qytetarëve. Këto para nënkuptojnë më shumë projekte dhe zgjidhje për qytetarët për rrugë të reja, bulevardet, shkollat, kopshtet, gypat e ujit, kanalizimet, gjithçka që i nevojitet në thelb qytetarëve. Ky është projekti i parë i tillë i një karakteri kaq të gjerë për zhvillimin infrastrukturor të komunave në histori. 250 milionë euro nga buxheti qendror për nevojat reale të qytetarëve”, tha Mickoski.
Ai shtoi se deri në fund të këtij viti me këtë thirrje publike komunave do t’u vihen në dispozicion 6 miliardë denarë dhe kjo është faza e parë prej gjithsej 15 miliardë denarë ose 250 milionë euro për projekte kapitale.