Mickoski dhe Gashi takohen me Kasanof: Perspektiva evropiane prioritet kyç në vizionin tonë strategjik për të ardhmen
Kryeministri Hristijan Mickoski dhe kryeparlamentari Afrim Gashi të cilët dje morën pjesë në një pjesë të aktiviteteve të inaugurimit të presidentit të ri të SHBA-së, Donald Tramp, që u mbajtën në Uashington, sot janë takuar me Aleksandar Kasanof, ndihmës-sekretar amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor.
Në këtë takim është diskutuar për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.