Mickoski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së do të dorëzojnë iniciativë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor
![Mickoski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së do të dorëzojnë iniciativë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2025/01/mickoski-1-e1728310594851-730x375-1.webp)
Deputetët e VMRO-DPMNE-së do të paraqesin iniciativë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski në Facebook.
Sipas bindjeve të kryeministrit, Këshilli Gjyqësor është pjesë e një sistemi që mbetet bastioni kryesor i korrupsionit, padrejtësisë dhe zhgënjimit.
“Shteti dhe qytetarët kanë nevojë për drejtësi dhe drejtësia mund të arrihet përmes reformave të thella dhe ndryshimeve serioze në ndryshim nga praktikat e deritanishme të abuzimit që kanë hedhur rrënjë të thella në sistem. Maqedonia duhet të luftojë kundër kënetës së saj të korruptuar që e mban rob dhe peng dhe është shkaku i rënies dhe zhgënjimit të shumë qytetarëve të saj”.
“Prandaj, deputetët e VMRO-DPMNE-së do të paraqesin iniciativë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, i cili, për bindjen time të thellë, është pjesë e sistemit që mbetet bastioni kryesor i korrupsionit, padrejtësisë dhe zhgënjimit. Maqedonia duhet të fitojë!”, ka shkruar Mickoski në Facebook.