Micevski i VMRO-së ftoi deputetët turq t’i bashkëngjiten qeverisë, Bejxhan Iljaz: Jemi pjesë e Frontit Evropian

Micevski i VMRO-së ftoi deputetët turq t’i bashkëngjiten qeverisë, Bejxhan Iljaz: Jemi pjesë e Frontit Evropian

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE i ofroi deputetëve turq që të bëhen pjesë e Qeverisë, duke ju ofruar atyre një zv/ministër.
“Për momentin mundemi që t’ju ofrojmë një pozitë të zëvendësministrit. Ejani në Qeveri dhe së bashku të punojmë për sfidat”, tha Micevski nga VMRO-DPMNE.
Pas kësaj pasoi replika nga Bejxhan Iljaz nga Partia Demokratike e Turqvë, i cili falënderoi për ftesën.
Ai tha se si parti kanë patur bisedime me të gjitha partitë para zgjedhjeve dhe se vendimin që e kanë sjellë dhe që sot janë pjesë e Frontit Evropian ishte pjesë e atij vendimi.
“Shqetësimi është se jo vetëm në qeverinë e re të VMRO-DPMNE-së por edhe në qeveritë e kaluara posaçërisht në tetë viteve të fundit nuk kemi përfaqësues turk në qeveri”, tha Bejxhan Iljaz. /SHENJA/

MARKETING