Mianmar, 6 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur nga tornadoja

Mianmar, 6 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur nga tornadoja

Të paktën 6 persona humbën jetën ndërsa mbi 100 të tjerë janë plagosur si pasojë e tornados që ka goditur pjesën qendrore të Mianmarit, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të “Straitstimes”, në një deklaratë nga autoritetet lokale të Mianmarit thuhet se një tornado e fuqishme u regjistrua dje në pjesën qendrore të vendit.

Në deklaratë thuhet se kanë humbur jetën 6 persona ndërsa janë plagosur mbi 100 të tjerë. Të plagosurit janë vendosur nën trajtim në spitalet në rajonin “Naypyitaw Union” dhe se 16 nga të plagosurit janë në situatë kritike.

Si pasojë e tornados janë dëmtuar mbi 200 shtëpi ndërsa vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

MARKETING