Mexhiti: Rruga “Ferid Murad” po merr pamjen e re, përmbyllet rikonstruimi i tërësishëm

Mexhiti: Rruga “Ferid Murad” po merr pamjen e re, përmbyllet rikonstruimi i tërësishëm

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar sot se ka nisur asfaltimi i rrugës “Ferid Murad”, një nga rrugët më të frekuentuara dhe arteriet kryesore të kësaj komune.

MARKETING

Description of image

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mexhiti ka bërë të ditur se asfaltimi po bëhet në pjesën më të madhe të rrugës dhe se me këtë ndërhyrje po përmbyllet rikonstruksioni i tërësishëm i saj.

“Mirëmëngjesi nga rruga ‘Ferid Murad’, që sot po merr pamjen e saj të re! Rruga ‘Ferid Murad’, një nga arteriet më të rëndësishme të Çairit, sot po shtrohet me asfalt në pjesën më të madhe të saj, duke përmbyllur kështu rikonstruksionin e tërësishëm të kësaj rruge. Infrastrukturë e re, një investim që ndryshon dukshëm këtë pjesë të Çairit dhe përmirëson përditshmërinë e qytetarëve”, ka shkruar Mexhiti.

Ai ka theksuar se punimet infrastrukturore janë pjesë e angazhimeve të paralajmëruara gjatë fushatës zgjedhore, duke nënvizuar synimin për krijimin e një Çairi më modern.

“Rrugë pas rruge, projekt pas projekti, po ndërtojmë Çairin që kemi premtuar. E sot, rezultatet e kësaj pune shihen gjithandej”, ka përfunduar Mexhiti.

Punimet në rrugën “Ferid Murad” synojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe kushteve të qarkullimit për banorët e kësaj pjese të Çairit.

MARKETING