Mexhiti: Qeveria miratoi ndërtimin e qarkores së Tetovës dhe zgjerimin e rrugës Kondovë-Radushë-Jegunoc

Mexhiti: Qeveria miratoi ndërtimin e qarkores së Tetovës dhe zgjerimin e rrugës Kondovë-Radushë-Jegunoc

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar ndryshimet dhe plotësimet në planin vjetor për ndërtimin, rikonstruksionin dhe përmirësimin e rrugëve shtetërore për vitin 2025, njoftuan nga Kabineti i tij.

“Qeveria miratoi vendimin për dhënien e pëlqimit ndaj programit vjetor për ndryshimin dhe plotësimin e planit të ndërtimit, rikonstruksionit dhe përmirësimit të rrugëve shtetërore për vitin 2025. Në kuadër të këtij programi, janë paraparë dy projekte të reja: Ndërtimi i fazës së dytë të qarkores së Tetovës, nga nyja Trebosh deri në Neproshten. Zgjerimi dhe përmirësimi i sigurisë në trafik në aksin rrugor Kondovë-Radushë-Jegunoc dhe ndërtimi i qarkores së Svillares”, ka shkruar Mexhiti.

 

MARKETING