Mexhiti: Qeveri pa shqiptarët s’mund të ketë, ne nuk pretendojmë të jemi në qeveri me çdo kusht

Mexhiti: Qeveri pa shqiptarët s’mund të ketë, ne nuk pretendojmë të jemi në qeveri me çdo kusht

Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në intervistë për Radio Televizionin e Shqipërisë tha se nëse duam të kemi qeveri stabile, gjithëpërfshirëse, atëherë patjetër duhet të jetë dhe opsioni shqiptar në qeverinë e ardhshme. Mexhiti thotë se tashmë kanë nisur bisedimet për qeverinë e ardhshme, ndërkaq thekson se shqiptarët e Maqedoninë së Veriut nuk janë të kënaqur vetëm me simbolikë dhe se si rrjedhojë thotë se në qeverinë që VLEN pretendon të marrë pjesë, “qytetari do ta ndjejë dorën e ngrohtë të qeverisë”.

“Qeveri pa shqiptarët nuk mund të ketë. Por ne nuk pretendojmë të jemi në qeveri me çdo kusht.  Ne mendojmë se nëse duam të kemi qeveri stabile, gjithëpërfshirëse, atëherë patjetër duhet të jetë dhe opsioni shqiptar në qeverinë e ardhshme. Qeveria e ardhshme do të ketë mbi 75 deputetë. Ajo do të jetë stabile, do të luftojë korrupsionin, do të luftojë për shtetin ligjor, do të jetë orientuar drejt integrimeve europiane, do të jetë e përkushtuar për zhvillimet ekonomike dhe jetesën e qytetarëve”, tha mes tjerash Mexhiti në intervistën për RTSH.

MARKETING