Mexhiti: Përkrahje të plotë investimeve në bizneset e gjelbra
Zv. kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot mori pjesë në Konferencën ‘Engjujt e biznesit dhe ekosistemi sipërmarrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mundësitë dhe sfidat’ ku theksoi rëndësinë që jep qeveria dhe ministria që drejton, ndaj investimeve në bizneset e gjelbra.
Mexhiti tha se qeveria dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ka prioritet sipërmarrësinë e gjelbër dhe rolin јetikë që në këtë drejtim luajnë “engjujt e biznesit”, si financues të këtyre bizneseve.
“Engjujt e biznesit mundësojnë teknologjitë revolucionare, të tilla si burimet e rinovueshme të energjisë, materialet ekologjike dhe inovacionet e kursimit të ujit, dhe kjo është arsyeja se pse ne jemi të përkushtuar në krijimin e një ekosistemi i cili jo vetëm që i mbështet sipërmarrësit, por gjithashtu i fuqizon engjujt e biznesit të bëjnë investime me ndikim në bizneset e gjelbra”, tha Mexhiti.