Mexhiti: Pa balancues, përfaqësimi i shqiptarëve ka funksionuar më mirë

Mexhiti: Pa balancues, përfaqësimi i shqiptarëve ka funksionuar më mirë

Njëri nga kryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në SHENJA”, foli për përfaqësimin e shqiptarëve në institucione dhe ndryshimet ndër vite në këtë proces.

Sipas tij, përfaqësimi adekuat i shqiptarëve ka qenë më i rregulluar në periudhën 2002–2015, kur nuk ka ekzistuar mekanizmi i balancuesit.

“Përfaqësimi adekuat i shqiptarëve më mirë ka lëvizur në periudhën 2002–2015, kur nuk ka pasur balancues, sepse janë bërë marrëveshje në bazë të partnerëve të qeverisë. Janë bërë marrëveshje politike se sa shqiptarë, sa maqedonas dhe sa pjesëtarë të komuniteteve të tjera do të punësohen. Madje, të gjitha punësimet kanë qenë të koncentruara te zëvendëskryeministri i parë shqiptar. Në atë periudhë nuk ka pasur balancuesin që e vajtojmë aq shumë sot. Dhe pas 20 vitesh, VLEN brenda dy viteve e ngriti këtë çështje në nivel ligjor, duke ofruar zgjidhje ligjore”, deklaroi Mexhiti.

MARKETING