Mexhiti në Fushë Topanë: Po inspektojmë punimet për ndërtimin e parkingjeve të reja

Mexhiti në Fushë Topanë: Po inspektojmë punimet për ndërtimin e parkingjeve të reja

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se sot ka qëndruar në Fushë Topanë, ku po zhvillohen punime për ndërtimin e parkingjeve të reja.
“Sot isha në terren, në rrugën “Ismail Qemali” të lagjes Fushë Topanë, për të ndjekur nga afër punimet për krijimin e tre vendeve të reja parkimi, një nevojë e kahershme për banorët e kësaj zone.
Ky investim i Komunës së Çairit është pjesë e një plani më të gjerë për përmirësimin e infrastrukturës urbane, dhe lehtësimin e qarkullimit në lagjet me zhvillim të shpejtë.
Punimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe po zhvillohen me kujdes, në mënyrë që banorët të kenë sa më pak pengesa gjatë kësaj periudhe, ndërsa garantojmë që gjithçka të bëhet me standarde të larta cilësie”, ka shkruar Mexhiti.

MARKETING