Mexhiti: Me “One Stop Shop” nisim një histori të re

Mexhiti: Me “One Stop Shop” nisim një histori të re

Është përuruar sot pikë-kalimi i përbashkët kufitar “One Stop Shop” në Hani i Elezit – Bllacë, një hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, theksoi se ky projekt do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave.

“Sot po nisim një histori të re bashkëpunimi dhe përparimi. Ky është një moment kyç për lehtësimin e qarkullimit ndërkufitar, dhe një hap konkret drejt realizimit të konceptit ‘Evropa pa kufij’. Integrimi nuk është vetëm një proces politik – ai është një aspiratë e përbashkët për një Evropë që mban premtimet. Ballkani është pjesë e Evropës dhe meriton të jetë i integruar plotësisht në të,” deklaroi Mexhiti.

MARKETING