Mexhiti: Kujtesa për Nënë Terezën, ftesë për të vazhduarr rrugën e saj

Mexhiti: Kujtesa për Nënë Terezën, ftesë për të vazhduarr rrugën e saj

Zëvendëskryeministrii parë Izet Mexhiti sot, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministrin e Kulturës Zoran Lutkov, u bashkuan në një ceremoni nderimi për bijën shqiptare nga Shkupi, Nënë Terezën, me rastin e kremtimit të ditëlindjes së saj.

“U mblodhëm për të nderuar jetën dhe veprën e saj të jashtëzakonshme – një grua shqiptare që, përmes përkushtimit të saj ndaj më të varfërve dhe të braktisurve, u bë simbol i dhembshurisë dhe shërbimit ndaj gjithë njerëzimit. Gjatë kësaj ceremonie, u ndjeva krenar që si komb i saj, e kujtojmë dhe e respektojmë trashëgiminë e saj të jashtëzakonshme, e cila vazhdon të ndikojë jetën e miliona njerëzve në mbarë botën”, tha Mexhiti.

Sipas tij, ky nderim nuk është vetëm një kujtesë për një jetë të kaluar në shërbim të të tjerëve, por edhe një thirrje për të gjithë që të vazhdohet rruga e saj. /SHENJA/

May be an image of 11 people and wedding

MARKETING