Mexhiti: Korridori 8 vazhdon të mbetet prioritet për VLEN-in

Mexhiti: Korridori 8 vazhdon të mbetet prioritet për VLEN-in

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti siguruar se projekti për ndërtimin e korridorit 8 do të vazhdojë të jetë prioritet edhe i koalicionit VLEN por edhe i Qeverisë, duke i hedhur poshtë në këtë mënyrë supozimet për ndërprerjen e projektit.

Duke komentuar deklaratët e përfaqësuesit special për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin për qasjen e qeverisë së re në RMV ndaj Korridorit 8, Mexhiti tha se, është nxjerrë prek kontekstit, pasi sipas tij,në buxhetin e Maqedonisë pjesa më e madhe e mjeteve janë të parapara pikërisht për Korridorin 8.

Megjithatë, ai pohon se, janë konstatuar disa parregullsi në projekt, por që kjo nuk do të thotë se i njëjti do të ndërpritet.
“Sa i përket një segmenti, aty ka problem sepse është konstatuar korrupsion i madh, flas vetëm për segmentin e hekurudhës që duhet të shkojë me Bullgarinë, por kjo nuk do të thotë që Korridori 8 spostohet, Korridori 8 ka qenë, mbetet dhe do të jetë në prioritetet e VLEN-it dhe qeverisë së tanishme” – tha Izet Mexhiti, zv/kryeminister.

MARKETING