Mexhiti: Këto 100 ditët është punuar intensivisht për të zbardhur rastet e korrupsionit, fajtorët do të përballen me drejtësinë

Mexhiti: Këto 100 ditët është punuar intensivisht për të zbardhur rastet e korrupsionit, fajtorët do të përballen me drejtësinë

Zv/kryeministri Izet Mexhiti në 100 ditëshin e Qeverisë, tha se Gjykata Kushtetuese për fat të keq është shndërruar në instrument të politikës ditore dhe proceseve destabilizuese.
Ai tha se iniciativat një kohë të gjatë kanë qëndruar në sirtar dhe tash i nxjerrin në pah.
Mexhiti tha se në këto 100 ditë është punuar në mënyrë intensive për të zbardhur rastet e korrupsioni.
“Në këtë 100 ditësh në mënyrë intensive është punuar për ta bërë rotacion politik dhe këtë rotacion politik, kanë punuar në mënyrë intesive për të zbardhur rastet e korrupsionit dhe mendoj se dalëngadalë këto raste do të zbardhen dhe nuk do të merret politika, por do të merren organet e prokurorisë, për të gjithë ata që kanë gabuar në të kaluarën, që e kanë shfrytëzuar mandatin politik për përfitime personale dhe familjare do të dalin para drejtësisë”, ka thënë Mexhiti, raporton SHENJA.

MARKETING