Mexhiti: Ka revanshizëm nga BDI-ja për veprimet e tyre!
Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, tha se ka revanshizëm nga BDI për veprimet e tyre.
Ai tha se nuk është rastësi që i vetmi zv/ministër që është shkaktuar është Bashkim Hasani.
“Nuk është rastësi që dy sekretarët shtetëror që kanë marrë pjesë në tubimet tona dhe janë nënshkruar në letrën tonë janë shkarkuar, Adnan Ejupi dhe Resmiu i Gostivarit në punë dhe politikë sociale. Nuk është rastësi që në mbledhje të Qeverisë dje janë dhënë emrat e dhjetra funksionarëve për shkarkim që mendojnë ndryshe. Që nuk mendojnë si Artan Grubi, që nuk dinë të heshtin”, u shpreh Mexhiti.
Mexhiti tha se ky revanshizëm shkon deri tek administratorët.
“Artan Grubi arriti ta tjetërson BDI-në dhe të sjell një frymë që ne e kemi luftuar këto 20 vite, jemi munduar ta ç’rrënjosim diferencimin politik, që na u ka mbjellë që në kohën e komunizmit apo në kohën e PDSH-së, revanshizëm ndaj atyre që kanë mendim ndryshe, por fat të keq kjo është më e ashpër”, tha Mexhiti në “Intervistë në SHENJA”.