Mexhiti i përgjigjet ASH-së për “botën serbe”: Taravari është kthyer aty ku është bota serbe!

Zv/kryeministri Izet Mexhiti, është pyetur sot lidhur me akuzat e ASH-së së Taravarit, se VLEN është bërë pjesë e botës serbe.
Mexhiti pyeti se cila ASH ka parashtruar këtë akuzë, ngase siç tha ai, është devalvuar puna e Aleancës për Shqiptarët.
“Nëse e ke fjalën për z.Taravari, është kthyer bash aty ku është bota serbe. Nuk du të flas më tepër, vetëm merrni deklaratat e zotëri Taravarit për zotëri Ahmetin vitet e fundit çka ka thanë, si ka thanë dhe si i ka gëlltitë të gjitha ata që i ka thanë”, ka deklaruar Mexhiti.