Mexhiti: Gjuha është elementi kyç i identitetit kombëtar

Mexhiti: Gjuha është elementi kyç i identitetit kombëtar

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti mori pjesë në Konferencën Shkencore “Gjuha dhe Etnia”, të organizuar nga Agjencia e Zbatimit të Gjuhës.
Mexhiti gjatë paraqitjes së tij para studiuesve, akademikëve, gjuhëtarëve, dhe studentëve, theksoi rëndësinë e gjuhës si element kyç në formimin e identitetit kombëtar, duke e lidhur këtë ngushtë me historinë dhe kulturën e popullit shqiptar.

‘Pavarësisht ndryshimeve të kohës dhe sfidave të globalizimit, gjuha është një nga faktorët më të fuqishëm që bashkon shqiptarët dhe mbron trashëgiminë kulturore’’, tha Mexhiti duke shtuar se në shoqëritë shumëgjuhësore, politikat gjuhësore të shtetit janë determinuese për funksionalitetin e këtyre shoqërive.
‘Si Zëvendës Kryeministër i Parë, ndjej për obligim të përsëris edhe njëherë se ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ka për detyrë të vlerësojë kushtetutshmërinë e ligjeve dhe akteve tjera dhe të garantojë zbatimin e Kushtetutës, ajo nuk ka mandat të lëshohet as në diskutime, e aq më pak në vendimmarrje politike, dhe sidomos kur është fjala për ligje dhe akte tjera juridike të cilat e garantojnë bashkëjetesën multietnike dhe frymën e bashkëjetesës në Rеpublik së Maqedonisë së Veriut, prandaj po e përsëris: në asnjë vend të botës nuk ndodh që të drejtat e fituara të cënohen ose abrogohen, sepse është cilësi e demokracive të mirëfillta që të drejtat të avancojnë në vazhdimësi, jo të shkurtohen, cënohen, ose mohohen’, tha Mexhiti.

Zëvendëskryeministri i Parë Mexhiti vlerësoi Nëntorin si muaj të festave.

‘Në memorjen tonë kolektive nëntori shënon disa nga ngjarjet më të rëndësishme historike të cilat çuan drejt konsolidimit të kombit shqiptar në fillim të shekullit XX. Kongresi i Manastirit që u mbajt nga 16 deri 22 nëntor 1908, si ngjarje e cila kodifikoi alfabetin e gjuhës dhe pastaj shpallja e pavarësisë më 28 nëntor 1912, janë dy momente madhore historike të cilat e formësuan vetëdijen tonë kolektive për kombin dhe gjuhën dhe për atë se si për kombin shqiptar pikërisht gjuha është elementi më i fuqishëm homogjenizues nga të gjithë përcaktuesit e trungut identitar.

Në Konferencën Shkencore “Gjuha dhe Etnia”, të organizuar ngadrejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmani, morrën pjesë ministri i Punës, Demografisë dhe Rinisë Fatmir Limani, studiues, akademikë, gjuhëtarë nga Maqedonia Everiut, Kosova dhe Shqipëria.

MARKETING