Mexhiti: Fisnik Mela po sjell një frymë të re, Dibra do të kthehet në shembull të ndryshimit
Izet Mexhiti së bashku me kandidatin për kryetar të Dibrës, Fisnik Mela, vizituan qytetarët që siç tha, atmosfera ishte plotë energji e me besim të ndërsjellë.
Mexhiti tha për Melën se po sjell një frymë të re në Dibër dhe se Dibra do të kthehet në shembull të ndryshimit të vërtetë
“Në Dibër u takuam me qytetarë që besojnë në ndryshim, në punë të ndershme dhe në zhvillim.
Atmosfera ishte plot energji, me besim të ndërsjellë dhe përkushtim për të ardhmen që po e ndërtojmë bashkë me kandidatin tonë për kryetar, Fisnik Mela.
Fisniku po sjell një frymë të re në Dibër, frymën e bashkimit, të përgjegjësisë dhe të vizionit për një qytet që ecën përpara. Me udhëheqjen e tij, Dibra do të kthehet në shembull të ndryshimit të vërtetë.
Takime si ky tregoi se edhe Dibra është gati për hapin e radhës, për fitoren që do të hapë një kapitull të ri.
Fisnik Mela dhe Dibra, bashkë për fitoren, bashkë për të ardhmen”, tha Mexhiti.

