Mexhiti: Do të na matni me kilometrat e përfunduara, jo me fjalët e harxhuara

Zyrtarizimi i nisjes së punimeve për ndërtimin e autostradës së re Tetovë–Gostivar, bëri bashkë gjithë kabinetin qeveritarë, edhe ata që nuk janë më bashkë. Përveç zyrtarëve të VMRO-DPMNE-së, në përhajr të nisjes së autostradës erdhën edhe liderët e partive shqiptare në pushtet, Izet Mexhiti, Bilall Kasami, e Arben Taravari, me të cilin deri pak kohësh e ndanin koalicionin bashkë. Edhe pse në të njejtën hapsirë, Taravari me liderët e tjerë të VLEN-it u pozicionuan në vende të ndryshme, e nuk shkëmbyen asnjë fjalë.
Në promovimin e këtij projekti, zëvendës kryeministri Izet Mexhiti nuk la pa thumbuar kundërshtarët e tij politik.
Sinkron: Izet Mexhiti, zëvendës kryeministër
“Do të na matni me kilometrat e përfunduara, jo me fjalët e harxhuara. Themeli i sotëm është një simbol i asaj politike, politike të veprave e jo i frazave boshe….Korridori 8 është më shumë se një rrugë. Është arterie evropiane që lidh Adriatikun me Detin e Zi, e lidh zemrën e Ballkanit. Vendimi ynë strategjik është i qartë: Maqedonia përfundon seksionin e saj dhe e sjell Evropën në Ballkan, dhe Ballkanin në Evropë”, deklaroi Mexhiti. /SHENJA