Mexhiti: Çairi nuk është trampolinë për të shpëtuar karrierat politike të politikanëve të Zajazit, në garë nuk jam me Bujarin por me Ali Ahmetin

Mexhiti tha se kundërshtarët kaun dashur t;i sfidojnë ata në Çair, duke menduar se ata do të ikin.
“Ndonëse kishim plotë djem e vajza që mund ta bënin këtë betejë me sukses, ashtu si gjithmonë e pranova këtë sfidë dhe kërkova nga shokët e VLEN-it që unë të garojë vet. Deshta që nderin e Çairit, ta marr përsipër vet dhe t’ju japim leksion të gjithëve se Çairi nuk është trampolinë për të shpëtuar karrierat të politikanëve të konsumuar të Zajazit. Çairi nuk është trampolinë as për të kthyer në pushtet ata që sot vajtojnë në opozitë dhe që mendonin se duke fituar në Çair do të kthehen në Qeveri”, deklaroi Mexhiti.
Mexhiti tha se më 19 tetor disa nga ata do t’i dërgojnë në pension politik ndërsa disa në histori.
“Fitorja jonë në Çair ka të bëj me nderin e Çairi, ngase unë nuk jam në garë me Buajrin por me Ali Ahmetin e Zajazit”, u shpreh Mexhiti.
Mexhiti, tha se është kthyer për të garuar në Çair për ta bërë atë një vend të ëndërruar.
“Qeveri VLEN ka orientuar rreth 100 milionë euro investime, që Çairin nga periferi të qytetit ta kthejmë në epiqendër të tij”, shtoi Mexhiti.
Ai tha se në Çair bëhet betejë për të gjitha vendbanimet që nga Likova deri në Strugë.
“Kjo betejë është për të ardhmen e fëmijëve tanë, të rinjve tanë, të prindërve tanë e pleqve tanë. Kam pranuar rolin e shërbyesit të popullit dhe jam i gatshëm që deri në fund të punojmë dhe të sakrifikojmë që deri në fund ëndrrat e atyre që na e projektuan si geto ta kthejmë në Çair të ëndrrave tona, në një zonë urbane dhe të zhvilluar”, deklaroi Mexhiti.