Mexhiti: Çair, ti e bëre! Fitorja është realitet, dhe historia u shkrua me emrin tënd

Mexhiti: Çair, ti e bëre! Fitorja është realitet, dhe historia u shkrua me emrin tënd

Kandidati i VLEN-it për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka falënderuar votuesit për besimin e dhënë në zgjedhjet lokale.
Sipas tij, sonte u shkruar historia, me guximin dhe besimin e tyre, raporton SHENJA.
“Falënderim nga zemra për secilin qytetar që besoi, që doli dhe që votoi me bindje. Kjo fitore është zëri i njerëzve që kërkuan dinjitet, drejtësi dhe zhvillim të vërtetë.
Sot, historia u shkrua nga ju. Me guximin tuaj, me besimin tuaj, me votën tuaj!
Faleminderit për çdo duarshtrëngim, për çdo fjalë mbështetjeje, për çdo orë që keni ndarë për këtë rrugëtim.
Kjo është fitore e përbashkët, fitore e qytetarëve, fitore për Çairin.
Tani nis puna e madhe.
Do ta ndërtojmë së bashku epokën e re që kemi premtuar, me ndershmëri, me përkushtim, dhe me zemrën te populli.
Çair, ti e bëre!
Fitorja është realitet, dhe historia u shkrua me emrin tënd”, ka shkruar Mexhiti.

MARKETING