Mexhiti: Balanseri nuk ka funksionuar siç duhet viteve të fundit

Mexhiti: Balanseri nuk ka funksionuar siç duhet viteve të fundit

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Izet Mexhiti, pas tribunës së koalicionit VLEN, tha se balanceri efekt ka pasur vetëm në fillim ndërkohë që viteve të fundit ka pasur kundërefekt dhe shtoi se nuk ka qenë në funksion për përfaqësimin e drejtë të komuniteteve jo shumicë pasi sipas tij, në shumë raste maqedonasit janë paraqitur si shqiptar e shqiptarët si turq.
“Bashkërisht do të konstatojmë se balanseri nuk ka funksionuar viteve të fundit pra në fillim ka dhënë efektet e duhura mirëpo në vitet e fundit ka dhënën kundër efekt. E dim që ka pasur shumë raste kur maqedonasit janë paraqitur si shqiptar ose shqiptarët si turq, pra nuk ka qenë në funksionin për përfaqësimin e drejt të komuniteteve joshumicë në Maqedoni”, deklaroi Izet Mexhiti.

MARKETING