Mexhiti: Afro 7 milionë euro nga Qeveria për Komunën e Vrapçishtit

Mexhiti: Afro 7 milionë euro nga Qeveria për Komunën e Vrapçishtit

Zv/kryeministri Izet Mexhiti, ka njoftuar se sot ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Ngotinë të komunës së Vrapçishtit.
Ai ka njoftuar se tema kryesore e diskutimit ishin projektet qeveritare të dedikuara për Komunën e Vrapçishtit, me një vlerë totale prej afro 7 milionë eurosh.
“Konkretisht, këto projekte përfshijnë:
• Rekonstruksionin e tubacionit të ujit të pijshëm në Vrapçisht-Galatë (faza 1),
• Modernizimin e stacioneve të klorifikimit,
• Ndërtimin e ujësjellësit kryesor në fshatin Gradec,
• Kanalizimin kolektor në Vrapçisht,
• Rekonstruktimin e rrugës nga fshati Dobridoll deri tek udhëkryqi Tetovë-Gostivar,
• Rekonstruktimin e rrugës Negotinë-Kalishtë (faza 1),
• Rekonstruktimin e rrugëve 1 dhe 2 në fshatin Gradec.
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për Parkun Kombëtar Mali Sharr, ku banorët shprehën mbështetjen e tyre, por me kusht që të mos përfshihen edhe tokat pjellore.
Gjithashtu, Shoqata e Gjuetarëve sugjeroi që të respektohet e drejta e tyre për gjueti brenda Parkut Kombëtar, në përputhje me legjislacionin.
Në përfundim, u dakorduam që për këto dhe çështje të tjera të zhvillojmë një takim të ardhshëm në zyrën e Ministrisë së Ambientit dhe Zhvillimit Hapësinor, së bashku me një grup të përfaqësuar nga banorët”, ka shkruar Mexhiti.

MARKETING