Mevlan Ademi: Sa kohë duhet të presim që të jemi qytetarë të barabartë në këtë vend?
Ky është fjalimi i organizatorit të protestës, Mevlan Ademi, me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mund të jepet edhe në gjuhën shqipe, raporton SHENJA.
“Jemi në protestë paqësore. Kemi dalë të protestojmë në mënyrë paqësore, por po provokohemi gjatë rrugës. Të dashur prindër dhe studentë. Sapo mora lajmin se tre studentë janë arrestuar. Sot nuk kam ardhur të flas me ata. Sot kam ardhur të flas me ju. Sa kohë duhet të presim që, në qytetin e tij, një shqiptar të flasë shqip? Sa kohë duhet të presim që të jemi qytetarë të barabartë në këtë vend? Ne këtu jemi autoktonë.”, deklaroi Ademi. /SHENJA/

