Meti Thaçi, merr ftesën e parë nga seniorët e Maqedonisë

Meti Thaçi, merr ftesën e parë nga seniorët e Maqedonisë

Muhamed Thaçi do të jetë pjesë e më të mirëve të basketbollit në Maqedoninë e Veriut. Basketbollisti shqiptar ka marrë ftesën e parë nga përfaqësuesja e seniorëve të vendit, për dy ndeshjet parakualifikuese në kuadër të Eurobasket 2029 ndaj Irlandës dhe Luksemburgut. “Ky është rezultat i shumë viteve punë, sakrifice dhe përkushtimi, duke kaluar çdo hap nga akademia e klubit tonë deri te ekipi senior. Meti është shembull i disiplinës, karakterit dhe punës së palodhshme që një ditë shpërblehet. Për të gjithë ne në ÇAIR, ky është një moment i veçantë krenarie dhe dëshmi se akademia jonë vazhdon të nxjerrë talentë që arrijnë nivelin më të lartë”, kanë shkruar nga klubi i Çairit, duke konfirmuar ftesën e Meti Thaçit për në përfaqësuese. Maqedonia në basketboll udhëhiqet nga seleksionuesi Hose Maria Berokal, teksa grumbullimi i reprezentuesve do të bëhet me 15 qershor në Shkup.

MARKETING